Të fundit

Ismet Munishi transferon dhjetë futbollistë te Prishtina: “Kam bërë super-ekip”

Dhjetë transferime i ka kryer Ismet Munishi te FC Prishtina.

Trajneri i ri i klubit bardhekaltër, i cili po ashtu po ushtron edhe funksionin e drejtorit sportiv në klub, tha të dielën në emisionin Sporti Total në KTV se deri tash i ka realizuar dhjetë transferime te FC Prishtina.

“Kemi marrë disa futbollistë, të cilët tash e tutje do të bëhen publik në faqen tonë zyrtare. Kemi transferu dikun 10 transferime. Kemi transferuar jashtëzakonisht lojtarë që kanë pasur sezone të mirë dhe të cilët i kam vlerësuar në parametra. Unë sa herë bëj merkato, bëj super ekip”, deklaroi Munishi.

“Sulmues e kemi marrë Santos, një futbollist që ka luajtur në Ulpianë të Lipjanit”, tha ai.

Munishi deklaroi se Prishtina do të provojë të fitojë titullin kampion në sezonin e ri.

“Kemi bërë një skuadër të fortë dhe jemi një kundërshtar shumë i fortë për të tjerët”, deklaroi Munishi.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci