Të fundit

Katër deputetë nga pushteti dhe opozita vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Anëtarët e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, realizuan vizitën në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Deputetët Duda Balje, Tinka Kurti, Eliza Hoxha dhe Alban Bajrami, u takuan me të paraburgosurit: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Hysni Gucati,  Pjetër Shala dhe Nasim Haradinaj, njoftoi të hënën Kuvendi i Kosovës.

“Anëtarët e komisionit panë për së afërmi gjendjen e të paraburgosurve, çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut dhe ecurinë në vazhdim lidhur me këtë proces”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

“Ajo që bie në sy, ishte gjendja e mirë shëndetësore, fuqia morale dhe vendosmëria që i karakterizon ata, për t’ia dalë mbanë në mbrojtje të kauzës së drejtë të luftës së UÇK-së dhe të themeleve të shtetësisë së Republikës së Kosovës”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci