Të fundit

Ministria e Brendshme detyrohet t’ia paguajë gjysmë milioni € biznesmenit Ragip Mustafa

Ministria e Punëve të Brendshme është detyruar të kryejë një pagesë në vlerë 557 mijë euro ndaj biznesmenit Ragip Mustafa lidhur me një borxh të papaguar për shfrytëzimin me qira të një prone private mes viteve 2010-2013.

Vendimin e ka nxjerrë Gjykata Themelore në Prishtinë më 2019, por pagesa është kryer në dhjetor të vitit 2021, ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditorit (ZKA), raporton Paparaci.

Rasti ka të bëjë me pronën e ish Ndërmarrjes Shoqërore “Urata”, e cila me vendim të ish Ministrisë së Administratës Publike më 8 prill, 2010 ishte dhënë në shfrytëzim për Inspektoratin e Policisë së Kosovës.

Vendimin e kishte nxjerrë asokohe ish-ministrja e MAP, Edita Tahiri.

Ragip Mustafa/ Foto: FB

Tetë muaj më vonë, NSH “Urata” ishte privatizuar nga biznesmeni Ragip Mustafa, me origjinë nga Komuna e Podujevës.

Kësisoj, një marrëveshje ishte arritur 12 vjet më parë mes MAP-së dhe pronarit të ri për shfrytëzimin e pronës për nevoja të IPK-së. Çmimi i caktuar për Ministrinë e Administratës Publike vlente 22,850 euro në muaj.

Prona e re e sipërmarrësit Mustafa ishte shfrytëzuar për tri vjet nga Ministria. Por, një problem i madh ishte shfaqur në këtë periudhë. Shteti kishte dështuar të kryente obligimet.

“Edhe pas shkresave të vazhdueshme nga IPK-ja drejtuar ish MAP-it për një zgjidhje sa më të shpejtë për akomodim, ish MAP-i nuk ka ndërmarrë asnjë hap dhe objekti është shfrytëzuar deri me datën 20.05.2013”, thuhet në raportin e auditimit për MPB-në, raporton Paparaci.

Mustafa kishte bërë ankesë në gjykatë dhe e kishte fituar rastin ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme më 2019.

Por, obligimin për ekzekutimin e borxhit ndaj Mustafës, si pasojë e planifikimeve të gabuara të pararendësve të tij, e ka marrë përsipër ministri aktual Xhelal Sveçla.

Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, Ministria e udhëhequr prej Sveçlës nxori vendim për kryerjen e pagesës në vlerë totale 603 mijë euro.

“Pagesa është bërë me datën 21.12.2021 në vlerë totale prej 603,463€, prej tyre 557,669€ janë paguar në emër të qirasë, ndërsa pjesa tjetër prej 45,794€ janë kosto shtesë”, ka gjetur Auditori Gjeneral.

Sipas Auditorit të Përgjithshëm, mos-marrja e vendimeve me kohë ndikon që këto pagesa të realizohen përmes vendimeve gjyqësore, e të cilat kanë edhe shpenzime tjera shtesë.

Po ashtu, thuhet se në të njëjtën kohë ndikon edhe në rritjen e shpenzimeve të pa planifikuara.

Auditori ka rekomanduar ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, të siguroj që vendimet e tilla të merren me kohë sipas kërkesave ligjore me qëllim që mos të dëmtohet buxheti i ministrisë me kosto shtesë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci