Të fundit

Ministrja Hajdari për tokën 25 hektarë që iu dha “Kosmonte Foods”: Është në proces

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari ka polemizuar me deputetin e PDK-së, Ferat Shala, teksa po raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me investimet strategjike në vend.

Deputeti Shala, i cili është edhe kryesues i këtij komisioni e ka pyetur ministren Hajdari rreth miratimit të propozimit të qeverisë për t’ia dhënë statusin e “Investitorit Strategjik” kompanisë “Kosmonte Foods”, Sh.P.K., raporton Paparaci.

Kompanisë iu dhanë 25 hektarë tokë, pronë e shtetit, në emër të investimeve që do të bëjë kompania.

Ai ka kritikuar ministren Hajdari për vonimin dhe stërzgjatje 2-vjeçare të shqyrtimit të 44 aplikacioneve për statusin e investitorit strategjik.

Madje, ligjvënësi opozitar i tha se “ju nuk keni nënshkruar patentën e fundit, por po kërkoni dokumentacione shtesë?”.

“Atëherë keni gabuar apo tash? A e keni lajthitur qeverinë apo kuvendin?”, vijoi Shala.

Ministrja Hajdari iu përgjigj duke thënë se ndërmarrja “Kosmonte Foods” është lajthitur në proces.

Megjithatë shtoi që rasti se pse po vonohet është për shkak të devijimeve nga qeveritë e kaluara. Por, një propozim i tillë për këtë kompani sipas saj, do të kalojë.

“Si mund ta shtyjë një projekt që nuk është në harmoni me planin zhvillimor. Si mund ta shtyjë aq lehtë në çështje ditësh nëse kriteret nuk janë zbatu.  Do të kaloj. Kosmonte është në rregull. Në këtë rast, unë kam kërkuar që kompania të konfirmojë zotimet që i ka, i ka konfirmuar është në vlerësim të pronës që do të shpronësohet. Nuk është vonesë, por një proces. Unë e kam një ekip që punon për këto projekte. Komisioni e ka kryer punën, duhet të ndodhë shpronësimi, nuk është në dorën time. Pse ka mbetur që disa vite në aplikim? Nëse e shikon aplikimin, është më shumë se pesë vite. Nuk është i mbyllur. S’iu kemi mashtruar. Përgjigja është që projekti ka konfirmuar zotimet dhe është në proces të nënshkrimit dhe marrëveshjes, është vlerësimi i pronës nga MF-ja jo nga MINT-i”, theksoi Hajdari.

Në anën tjetër, Hajdari tha se nuk mund të sillet asnjë projekt i cili nuk i plotëson kushtet e parapara me ligj.

“Qoftë vlerësim apo konfirmim, është një proces në ministri. Ne e kemi komunikimin zyrtar me email. Përgjigjet zyrtare i ka në email. Ne jemi një qeverisje që i rrimë afër investitorit. Nuk është mirë që të aludohet se çka komunikojmë në Whats’app. Cilat kritere keni pyetur, nuk ka kritere shtesë. S’mund ta jap se sa janë refuzu. S’mund të sjellim një projekt pa i plotësuar kushtet e ambientit, planit zhvillimor të Kosovës, pa qenë në harmoni në planin hapësinor të Komunës”, deklaroi ajo para deputetëve.

Sidoqoftë, propozim-vendimi i qeverisë për t’ia dhënë këtë status ndërmarrjes e cila merret me tregtinë e produkteve të qumështit, vezëve, vajrave dhe yndyrnave të gatimit, është miratuar me mbi 60 vota të deputetëve në Kuvendin e Kosovës në shkurt të këtij viti.

“Kosmonte Foods” është një kompani private me bazë në Fushë Kosovë. Ajo është në pronësi të sipërmarrësit Lulzim Begaj.

Dhënien e statusit Investitor Strategjik për “Kosmonte Foods” Sh.P.K. e kanë kundërshtuar deputetët e opozitës, në seancën e kuvendit më 23 nëntor, kur propozimi i qeverisë u vu në shqyrtim për t’u tërhequr më pas si pasojë e mungesës në seancë të ministres Hajdari.

Ata nuk u shprehën parimisht kundër shpalljes së “Kosmonte Foods” investitor strategjik, por kritikuan procedurat e ndjekura nga qeveria mbi propozim-vendimin.

Në anën tjetër, ministrja Rozeta Hajdari pati thënë se përmes këtij vendimi do të ketë një investim mbi 11 milionë euro të kompanisë dhe punësim të rreth 300 personave në përudhen afatmesme 2021-2025. Më këtë rast kompanisë i janë dhënë edhe 25ha tokë për 99 vite.

Në kohën kur Ministria e Tregtisë kishte dërguar në Qeveri emrin e kompanisë, ka pasur në tavolinë edhe 40 aplikime tjera.

Bile, një prej kompanive që ishte rekomanduar si Investitorë nga ish-qeveria e Avdullah Hotit, ishte kthyer prapa nga qeveria Kurti.

Toka që i është dhënë në shfrytëzim kompanisë “Kosomnte Foods”, është pronë e Agjencisë së Pyetjeve që ndodhet në Fushë Kosovë, dhe prona ishte shfrytëzuar edhe më herët nga kompania.

Ndaj kompanisë në fjalë, Agjencia e Pyetjeve kishte ngritur padi për mosrespektim të kontratës, ndërsa pak para se Qeveria të votonte për Investitorë Strategjik, Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci e kishte tërhequr padinë nga gjykata. Padia ishte bërë nga pushteti i kaluar. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci