Të fundit

Aziz Salihu i revoltuar me rezultatet e boksierëve kosovarë: Kjo është marre

Ish-boksieri kosovar me nam botëror, Aziz Salhiu, ka reaguar pas rezultateve të dobëta të boksierëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022″.

Salihu është shprehur i revoltuar përmes një reagimi, teksa e ka quajtur vetëm si vizitë udhëtimin e sportistëve kosovarë drejt Oranit.

“Po shkojnë si turistë në Lojërat Mesdhetare. Marre!  Duhet me punu, gjynah me i marrë djemtë në qafë. Një Aziz Salihu, që ka marrë medalje, askujt nuk i intereson a është gjallë a me pyet se si fitohet medalja.

Po çuditem. Nuk është veç mi dërguar boksierët por duhet mi përgatitur mirë si për Lojërat Olimpike si për Lojërat Mesdhetare. Çfarë njerëz jemi, ju pengon Aziz Salihu”, thuhet në reagimin e medalistit olimpik.

Tutje, Salihu ka thënë se kjo çfarë po i ndodh boksit në Kosovë është marre.

“Kjo është marre për boksin që ka traditë. Duhet me ushtruar dy-tre muaj, në një vend special të përgatiten, me kushte të mira.  Marrë iu koftë, i morët në qafë sportistë, boksierët.

Më vjen keq nga sportistët dhe boksierët, që i çojnë me 10 ditë në përgatitje, kjo nuk ka logjikë. Do shkojnë mu shëtitë, nuk iu vjen marre mu kthye pa medalje”, – përfundon Salihu.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci