Të fundit

Rritja e çmimit të bukës, deklarohet kryeministri Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se qeveria që ai drejton ka pranuar me shumë shqetësim raportimet për ngritje të çmimeve të bukës.

Sikurse me atë të naftës, Kurti u shpreh sot se pritet të diskutojnë për masat tjera në këtë rast, për të mos lejuar dëmtimin dhe shfrytëzimin e konsumatorëve qytetarë të Kosovës.

”Ne i kemi marrë me shumë shqetësim këto informacione për çmime të rritura të bukës, që është ushqimi më elementar për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

”Ministria është duke përgatitur një përgjigje të Qeverisë. Kemi përcaktuar ‘tavanin’ e çmimit për naftën, e duhet të shohim se çfarë duhet të bëjmë në mënyrë që të mos shfrytëzohen e të dëmtohen konsumatorët tanë”.

”Duhet të shohim vleësimin e MINT-it e të marrim masa si qeveri që ta mbrojmë konsumatorin qytetar nga ata që mund ta keqpërdorin situatën e të abuzojnë në këtë kohë krize”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci