Të fundit

Asllani mbërrin te Interi për kontrollet mjekësore

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ka arritur në Milano për të përfunduar testet mjekësore para transferimit nga Empoli te Interi.

Dita e sotme (e mërkurë) pritet të jetë e ngarkuar për Nerazzurrët, pasi mund të finalizojnë dy transferime.

Para disa orësh ka arritur Romelu Lukaku për teste mjekësore, ndërsa tashmë ka ardhur edhe një tjetër.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani, i cili ka mbërritur gjithashtu për teste mjekësore.

Asllani pritet t’i kryej testet mjekësore dhe të nënshkruaj një kontratë deri në vitin 2027 me Interin.

Mesfushori shqiptar thuhet se do të vijë si huazim me pagesë prej katër milionë euro me obligim blerje prej 10 milionësh tjera.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci