Prej 39 sportistëve kosovarë që po marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, Kosova i ka shpresat te sportistët e sportit të xhudos, më saktësisht te Distria Krasniqi.
Derisa kanë mbetur edhe pesë ditë gjithsej deri në përfundim të këtij kompeticioni, Kosova nuk ka arritur akoma të stoliset me ndonjë medale. Por, sot rradhën për garim e kanë xhudistët kosovarë.
Shpresa më e madhe e Kosovës, Distria Krasniqi do të futet në “tatami” për medalje sot, kurse përpos Krasniqit do të luftojnë edhe Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha.
Kosova përfaqësohet nga tetë xhudistë në Lojërat Mesdhetare, të cilët do të garojnë ditëve në vazhdim.
Garat e xhudisteve kosovare do të fillojnë nga ora 12:00.
Ekipi kosovar i xhudos do të drejtohet nga trajneri Driton Kuka dhe nga ndihmëstrajnerja Majlinda Kelmendi.
