Të fundit

Hoxhaj: Kosova të futet në NATO, Qeveria s’po i lexon as lajmet

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka deklaruar se për Kosovën është jetike që menjëherë të futet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Ligjvënësi opozitar tha se është NATO-ja ajo që sot po mbron shtete dhe jo ndonjë organizatë tjetër.

Ai shtoi se në Samtin e sotëm në Madrid të Spanjës, nuk kishte një vendim të tillë, por është jetik për Samitin e radhës të NATO-s që kjo të ndodhë.

Ish-kryediplomati kosovar shkroi se “fatkeqësisht, ne, nga ana tjetër kemi një qeveri e cila nuk lexon as lajme, e lëre më të përgatitet për vendime të tilla.

“Agresioni rus mbi Ukrainën dhe rizgjimi gjepolitik i Perëndimit do të kishin kuptim vetëm duke u mbështetur anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO, duke i ofruar Ballkanit paqen e përhershme”, përfundoi Hoxhaj në Facebook.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci