Të fundit

Ballkani siguron fitime të majme nëse kalon Zalgirisin

Synimi i klubeve gjatë gjithë kampionatit është arritja në garat evropiane. Përpos prestigjit, klubet që arrijnë kualifikimin në garat e ndryshme evropiane fitojnë edhe shuma të majme parash.

Afër 660 mijë euro pritet të përfitojë skuadra e Ballkanit nga UEFA në rast të kalimit tutje në fazën e dytë kualifikuese për “UEFA Champions League”.

Ballkani, me arritjen në rrethin e parë tashmë veç se ka siguruar një shumë prej 280 mijë, raporton Paparaci.

Ndërkaq, në rast të kalimit tutje në rrethin e dytë kualifikues Ballkani do të fitojë edhe 380 mijë euro.

Shikuar në total, nga fitimet e të dyja fazave, skuadra e Ballkanit do të fitojë plotë 660 mijë euro.

Kjo shumë parashihet të fitohet sipas rregullave të Ligës së Kampionëve, mirëpo në këto çmime nuk mbulohen shpenzimet financiare të cilat dalin të jenë mjaft të kushtueshme për ekipet kosovare.

Liga e Kampionëve është gara më prestigjioze në futboll për klube, si për nga cilësia ashtu edhe nga përfitimet financiare.

Shuma e fitimeve rritet me kalimin e fazave nëpër të cilat kalojnë klubet. Teksa, përpos UEFA-s, klubet përfitojnë edhe nga të drejtat televizive.

Te Ballkani, të drejtat televizive për transmetimin e ndeshjeve evropiane e ka kompania, ArtMotion.

Skuadra e Ballkanit do të zhvillojë sot ndeshjen e tyre të parë në kuadër të garave evropiane. “Xhebrailat” me fillim nga ora 20:00, do të presin në stadiumin “Fadil Vokrri” kampionin nga Lituania, FK Zalgiris.

Ndërsa, ndeshja kthyese mes Ballkanit dhe Zalgirisit do të zhvillohet më 12 korrik në Vilinius, Lituani. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci