Të fundit

Varësia për energji elektrike nga thëngjilli, Kosova e dyta në botë

Ndotja e ajrit është ndër problemet kryesore me të cilat Kosova përballet gjatë sezonit të dimrit.

Ndër shkaqet primare për këtë është fakti se Kosova burim të parë të energjisë e ka thëngjillin.

Sipas disa statistikave të shpërndara nga ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi,  Kosova është vendi i dytë në botë më i varur nga thëngjilli.

Me këtë rast, ai ka thënë se planet për diversifikimin e burimeve të energjisë nuk janë çështje partie apo donatorësh dhe se Kosova ka nevojë për një plan tranzicioni me gazjellës.

“Kosova është vendi i dytë më i varur nga thëngjilli në planetin tokë. Planet për diversifikimin e burimeve të energjisë nuk janë çështje partie apo donatorësh – çështje interesi kombëtar. Ne kemi nevojë urgjentisht për një plan tranzicioni me gazsjellës në afat të mesëm dhe me energji të rinovueshme në afat të gjatë”, ka thënë ai.

Vlen të përmendet se çështja e gazsjellësit është temë aktuale në Kosovë pasi qeveria Kurti refuzoi projektin amerikan.

Po ashtu, kriza globale energjetike që përcillet me rritje çmimesh është paralajmëruar edhe në Kosovë nga vet akterë të qeverisë Kurti.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci