Të fundit

Kryetari i ri i BSPK-së: Paga minimale të rritet në 300 euro

Kryesindikalisti Atdhe Hykolli po kërkon rritjen e pagës minimale në 300 euro. Ai thotë se kjo çështje është urgjente dhe sa më parë duhet të ndryshojë. Kjo është një nga tri prioritet e tij kryesore si kryetar i BSPK-së, ku premton edhe nënshkrimin e pagës kolektive dhe njohjen e përvojës së punës të punëtorëve të viteve të 90-ta.

Madje, ai u ka bërë thirrje edhe institucioneve që të mos lejojnë qytetarët të ikin nga vendi si shkak i pagave të ulëta.

“Prioriteti im që do ta bënte mirëqenien më të mirë do të jetë negocimi i kontratës kolektive që është shumë i rëndësishëm, paga minimale që është shumë diskriminuese. Dhe nëse flasim për pagën minimale që nga viti 2011 nuk është ndryshuar, nuk është negociuar. Tek kjo pikë kisha bërë një thirrje dhe lutje nëse duam që t’i kthejmë njerëzit dhe të mos lejojnë që të ikin nga vendi që sa më shpejt të merret vendimi që të rritet paga minimale. Vet kam qenë pjesë e Këshillit Ekonomik Social dhe kemi biseduar shumë herë dhe jemi dakorduar me partnerët social që paga minimale të jetë 300 euro. Mirëpo ajo deri sot nuk është zbatuar”, shprehet ai.

Atdhe Hykolli, i cili u zgjodh javën e kaluar në krye të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës thotë se ligji i viteve të 90-ta nuk po e njeh përvojën e punës dhe pensionistët nuk po gëzojnë të drejtat e tyre.

“Ai ligj nuk jep mundësi atyre që të gëzojnë një pension për punën që e ka bërë, por ai ligj i diskriminon atë dhe në fund e marrin një pension që ne e quajmë të pleqërisë”, shton ai.

Kryesindikalisti kërkon që sa më parë të bashkohen sindikatat dhe të adresojnë problemet e punëtorëve.

“Në programin tim kur e kam paraqitur para delegatëve, njëra ndër kërkesat ka qenë që sindikatat që ne themi që janë të mërzitura pak, t’i ofrojmë se ndoshta për diçka të vogël ato kanë marrë rrugë të ndryshme. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës për momentin ka shumë federata që e përbëjnë pjesën më të madhe të federatave, mirëpo unë jam i interesuar që në ditët e para tashmë të takoj të gjithë sindikatat dhe të ulemi edhe të punojmë si një trup i përbashkët dhe të merremi vesh, të ecim përpara”, shton ai.

Ai po ashtu shton se ndërrimi i shpeshtë i qeverive ka ndikuar që ligjet për punëtorët të ngecin, për këtë pret një takim me shefin e qeverisë, Albin Kurti.

“Ne shpresojmë sepse edhe programi i qeverisë aktuale është program social dhe ne shpresojmë dhe normalisht që ne do të dialogojmë me ta dhe nuk do të presim që të finalizojmë kërkesat e sindikatës që kanë me qenë ndihmesë edhe për Qeverinë e Kosovës. Normalisht që ne kemi edhe veprimet sindikale, por që ne i përdorim atëherë kur shohim që nuk ka rrugë tjera. Por ne po lutemi që sa më shpejt të kemi takim dhe të ecim me këto kërkesa që i kemi”, përfundon ai për KosovaPress.

Ditë më parë është zgjedhur kreu i ri i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Në kongresin e tetë zgjedhor, kryeministri Albin Kurti kishte premtuar rritjen e pagës minimale në 250 euro.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci