Të fundit

Objektivi i Paparacit

Vehbi Kajtazi

Një media më shumë në tregun e Kosovës mund të duket e tepërt, por një media si Paparaci është e domosdoshme.

Mund të jem subjektiv, ama kështu e shoh për shumë arsye. Arsyeja e parë është përmbajtja. E dyta, emri unik të cilin e shpjegon emri i mediumit online, Paparaci. Arsyeja e tretë dizajni i veçantë i cili asnjë ditë nuk do të duket i njëjtë.

Unë si themelues dhe kolegët e mi profesionistë do t’i përmbahemi këtij profili në përpikëri. Do të sjellim storje me fotografi e video të pakontestueshme. Madje, qysh në ditët e para kur do të zbulohet mashtrimi i madh i një subjekti politik që i ka bërë elektoratit dhe aktivistëve të vetë.

Këtë do ta mundësojnë edhe bashkëpunëtorët në terren, fotografë, kameramanë profesionistë e amatorë.

Pararaci do të jetë kudo. Mes ngjarjesh, në ndjekje të atyre që vendosin për të ardhmen e vendit.

Tregu media kurrë nuk ka qenë më pluralist së sa viteve të fundit. Me ndryshimet politike dhe ardhjen e një subjekti të ri në pushtet si rezultat i punës së medieve të cilat kanë ekspozuar korrupsion e afera të mëdha, mediat tash po konsiderohen armiq të këtij pushteti.

Presioni, sulmet, linçimi i gazetarëve dhe analistëve që po e bëjnë opozitën në mungesë të opozitës duhet të ndalet. Përballimi i këtyre sulmeve arrihet vetëm kur ka media të forta, të panënshtruara ndaj asnjë pushteti, qoftë ky me mbi 50 për qind të votave.

Ndaj dhe duhet Paparaci.

Ky medium, në pamje të parë duket profil shoëbiznesi për shkak të emrit. Në përmbajtje do të jetë shumë më shumë. Shkrimet hulumtuese të bazuara në dokumente, video, fotografi, fakte e burime kredibile do të botohen çdo ditë.

Rubrikat e Paparacit po ashtu janë të veçanta.

Kategoria e shkrimeve hulumtuese dhe analitike quhet “PaPardon”. Ajo e showbizit – “PaFilter”. E ekonomisë – “Progres”. Rubrika e lajmeve nga bota do të quhet – “PaKufi”. Ajo e sportit – “PaKarton”. E opinioneve – “PaDorëza”. Rubrika e teknologjisë – “PaKabllo” dhe ajo e stilit, jetës, kurioziteteve – “PaTeklif”.

Pra, të gjitha unike për tregun medial në Kosovë.

Edhe këto e bëjnë Paparacin të veçantë dhe unik në gjithçka. Këto dhe shumë veçori tjera e bëjnë të domosdoshëm për lexuesit shqiptarë në Kosovë, rajon dhe diasporë.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci