fbpx

Të fundit

“Kosova, ta ketë të zgjidhur çështjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike”

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se Kosova duhet ta zgjidh çështjes së sigurisë së furnizimit me energji elektrike.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka thënë se “Nuk ka zgjidhje të lehta, e as shumë zgjedhje për çështjen e furnizimit me energji elektrike dhe koston e energjisë elektrike”.

“Në plan afatgjatë, Kosova duhet ta ketë të zgjidhur çështjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike. 100% green (e gjelbër) është pamundshme, për arsye teknike dhe të kostos. Çdo vend në botë e ka në funksion dhe do ta ketë në funksion, për një kohë të caktuar, së paku një burim konvencional të energjisë (gaz, nukleare, thëngjill)”, shkruan ai.

Tutje, Rukiqi thotë se “në plan afatmesëm, duhet investime masive në efiçience (izolimi i objekteve, sistemet e ngrohjes, etj) dhe në burime të energjisë që mund të përdoren për vetëkonsum (kulmet me panele solare, biomasa, etj), sidomos tek kategoria e bizneseve”.

“Në plan afatshkurtër, duhet të përdoren instrumente fiskale dhe financiare, që të amortizohet rritja e pashmangshme e çmimit të energjisë elektrike”, shkruan Rukiqi.

Sipas tij, në fokus të përkrahjes nga këto instrumente duhet të jenë kategoritë sociale, bizneset mikro dhe të vogla, si dhe bizneset prodhuese.

“Për bizneset prodhuese duhet të analizohet mundësia e zbatimit të “tarifës industriale”, që mundëson ruajtjen e aftësisë konkurruese të këtyre bizneseve në tregun vendor dhe në tregjet ndërkombëtare”, thotë ai.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci