Të fundit

“Ferronikeli” ndërpret përkohësisht prodhimin

Kriza energjetike në Evropë dhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike në tregjet globale, ka bërë që fabrika “Ferronikeli” të ndërprejë përkohësisht punën.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se ndërprerja është bërë deri në gjetjen e zgjidhjes dhe se për komunën ky është lajm i dhimbshëm, duke përmendur punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.

“Situata e ndërprerjes së punës “Ferronikelit” deri në gjetjen e zgjidhjes, për neve si pushtet lokal është lajm tepër i dhimbshëm, për situatën që do të krijohet për punëtorët dhe familjet e tyre”, ka shkruar Lladrovci.

Ai po ashtu sqaroi se për çmimin e energjisë në tregjet globale ka shfaqur shqetësimin e tij.

“Në takim me z. Beribashi shfaqa tërë shqetësimin tim dhe solidaritetin me gjendjen e rëndë dhe urova që sa më shpejt të stabilizohet çmimi i energjisë në tregjet globale dhe kompania Feronikeli të operojë me sukses sikur deri më tani, si burim i të ardhurave për mijëra familje të komunës tonë dhe më gjerë”.

Po ashtu, fabrika Ferronikeli ka thënë se ndërprerja e prodhimit ka ardhur si shkak i rritjes së vazhdueshme të çmimit.

“Për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike në tregjet evropiane, kompania NewCo Ferronikeli L.L.C detyrohet të ndërpresë përkohësisht prodhimin. Katërfishimi i çmimit të energjisë ka çuar në marrjen e këtij vendimi që do të zgjasë deri në një moment të dytë kur çmimet të normalizohen”.

Sipas kompanisë Ferronikel, ky është opsioni i vetëm edhe pse tash e disa muaj janë munduar që të gjejnë zgjidhje.

“Duke qenë e vetëdijshme dhe e ndërgjegjshme për impaktin shumëdimensional që e ka në sektorin e punësimit, prodhimit dhe eksportit, NeëCo Ferronikeli për muaj me radhë ka operuar me humbje me shpresën që situata do të përmirësohet. Menaxhmenti ka bërë përpjekje intensive që ta evitojë vendimin për ndërprerjen e prodhimit, mirëpo kjo situatë është bërë e pashmangshme, veçanërisht me rritjen e çmimit të energjisë në Evropë gjatë javëve të fundit. Për situatën e rëndë janë informuar rregullisht dhe është kërkuar ndihma edhe te institucionet qeverisëse të Kosovës”.

Ndërsa, kanë bërë të ditur se janë duke kërkuar një alternativë që do të ju mundësoj rikthimin sa më të shpejt në prodhim.

Video nga Paradoks

"Në VV s'mundesh me pasë mendim privat": Valon Syla flet edhe për 'përzierjen' e fesë në politikë - "Ibrahim Rugova i ka fitu 68% me fotografi të Nënës Terezë e Papa Gjon Palit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci