Të fundit

Vaksinohen 99 për qind të ushtarëve të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se në ministri 100 për qind e stafit kanë marrë vaksinën antiCOVID.

Ndërsa në Forcat e Armatosura të Kosovës, siç ka njoftuar ministri, është realizuar 99 për qind e vaksinimit të personelit ushtarak dhe civil.

Mehaj, përmes një njoftimi në Facebook, bëri të ditur se secili zyrtar dhe ushtarak ka qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka realizimi i këtij procesi.

“Për të gjitha këto, secili zyrtarë dhe ushtarakë ka qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka realizimi i këtij procesi, sikur edhe 1% i mbetur që pritet të realizoj në ditët në vazhdim”, ka pohuar Mehaj.

Në total, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës.

Deri më sot 598.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci