Të fundit

Masat mbrojtëse të ministres Hajdari, Vuçiq ndërton një teori konspiracioni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Beograd se vendosur masa mbrojtëse për disa produkte, Qeveria e Kosovës dëshiron të dëmtojë Serbinë “sepse u dhembi ajo që u ndodhi në pikë-kalimet e Jarinjes dhe Bërnjakut”.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë ka marrë vendim të premten për masa anti-damping ndaj koncentratit për kafshë dhe shpezë, si dhe blloqeve me origjinë nga Serbia.

“Ata mendojnë se do ta dëmtojnë Serbinë. Ne jemi të vegjël, por në krahasim me disa jemi shumë më të mëdhenj”, theksoi Vuçiq në konferencën për shtyp pas seancës së Kryesisë së Partisë Progresive Serbe.

Ai u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale, “të luftojnë për të drejtat, për veten dhe vendin e tyre”.

Pas hetimit 60 ditor ndaj disa produkteve nga Serbia, Qeveria e Kosovës ka vendosur masa anti-damping ndaj dy llojeve të tyre.

Dampingu nënkupton importin e mallrave në Kosovë me një çmim më të ulët sesa në tregun e vendit eksportues, në këtë rast në Serbi, gjë e cila vlerësohet e dëmshme.

Sipas vendimeve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) bëhet fjalë për masën mbrojtëse nga 0.03 centë për kilogram në importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve dhe për 0.03 centë për blloqet standarde me origjinë nga Serbia. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci