Të fundit

Video: “Kamishi” i kërcënon ata që nuk e votojnë Bekim Jasharin

Deputeti Bekim Haxhiu ka kërcënuar qytetarët që nuk rreshtohen përkrah Bekim Jasharit në zgjedhjet e 17 tetorit. Një video që ka siguruar Paparaci shfaq momentin e paralajmërimit kërcënues të “Kamishit” drejtuar elektoratit në Skenderaj.

Bekim Haxhiu i është drejtuar me një mesazh kërcënues qytetarëve të Komunës së Skenderajt, në një tubim të Listës “Ideal” të mbajtur para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili mbështet hapur kandidaturën e Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt, ka paralajmëruar qytetarët e mbledhur në tubim se pas zgjedhjeve gjithçka do të gjurmohet.

Paparaci, ka siguruar videon e ngjarjes nga tubimi. Aty ishte i pranishëm edhe Bekim Jashari, dëshmohet nga video incizimi.

“[Këto zgjedhje] kanë me u regjistru edhe në KQZ; me katund, me bashkësi lokale, kush me kënd u kanë”, paralajmëron “Kamishi”. “O vallain me shtëpi ka me u ditë kush u kanë me Jasharët, me Bekim Jasharin, e kush kundër tyre u kanë”.

Haxhiu, njoftoi rreth dy javë më parë për rreshtimin e tij përkrah Bekim Jasharit në zgjedhjet lokale.

Derisa ka dal hapur në mbështetje të kandidaturës së Bekim Jasharit kundër Fadil Nurës, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Haxhiu ende është pjesë e strukturave të PDK-së.

Ai, shërben si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe është pjesë e Grupit Parlamentar të PDK-së. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci