Të fundit

Ahmeti thotë se nëse fiton Vitia do të ketë presione nga VV-ja

I ndoqi me vëmendje dy kandidatët që garojnë për postin që ky mbanë aktualisht. Bile Shpend Ahmeti edhe qe aktiv për të përmirësuar Arben Vitinë e Përparim Ramën, ku në debatet televizive mendoj se gabuan.

Por, disa premtime që këta i bënë Ahmeti po i konsideron të lehta për realizim, meqë thotë që i ka kryer procedurat e do të ua lë gati kur të largohet nga komuna.

“Për shembull qoftë me trafikun urban, qoftë me hyrjet kolektive, me unazën, krejt janë këto çështje, tash veç kanë me e qitë themelin. Kështu mendoj që ju jep kohë shumë që qajo”, tha ai në Klan Kosova.

Të dy kandidatët, Ahmeti tha se i njeh shumë mirë, por që pret të kenë sfidë në një realitet që sipas tij nuk e njohin. Për Vitinë parasheh qeverisje me më shumë siklet.

“Në anën e Arbenit është Vetëvendosja, e ka shumë të rëndësishme, e di unë se qysh funksionojnë e di çka bëjnë, ka plot probleme, presionet janë të jashtëzakonshme”, shtoi ai.

E për Ramën që thotë se e ka mik, Ahmeti parasheh se do mësojë gjëra të reja.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci