Të fundit

Pensionohet Besfort Kasumi

Pas karrierës më shumë se 10-vjeçare, njëri prej arbitrave më të mirë të futbollit në Kosovë, Besfort Kasumi është pensionuar.

Kasumi, i shpallur një herë Gjyqtari i Vitit në futbollin e Kosovës, me qindra ndeshje të gjykuara në futbollin vendor si dhe mbajtës i stemës së FIFA-s qe pesë vjet, ka vendosur të largohet nga zeja e gjyqtarit këtë vit.

Ai nuk do të gjykojë me ndeshje të futbollit në Kosovë. Paparaci mëson se Kasumi ka vendosur të pensionohet nga profesioni i gjyqtarit, mirëpo ai do të mbetet pjesë e futbollit, përkatësisht Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kasumi ishte njëri ndër gjyqtarët më cilësor në elitën e futbollit kosovar, ndërsa ishte shpallur si gjyqtari më i mirë për vitin 2015.

Përpos Superligës së Kosovës, Kasumi ishte certifikuar edhe me stemën e FIFA-s, meqë rast arriti të gjykonte dhjetëra ndeshje të nivelit ndërkombëtar. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci