Të fundit

Lideri suprem i Iranit bën thirrje për hakmarrje pas vrasjes së babait të tij

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, ka bërë thirrje për hakmarrje pas vdekjes së babait të tij dhe paraardhësit në këtë post, Ali Khamenei.

Në një deklaratë të lexuar në televizionin shtetëror, ai tha se hakmarrja është “vullneti i popullit”.

Kjo ishte deklarata e tij e parë publike që nga nisja e ceremonive mortore për babain e tij këtë javë.

Ali Khamenei u vra më 28 shkurt në një sulm ajror, në ditën e parë të luftës mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, shkruan BBC.

Gjatë ditëve të fundit, shumë iranianë që kanë marrë pjesë në ceremonitë mortore kanë mbajtur pankarta me thirrje kundër presidentit amerikan Donald Trump.

Ky i fundit paralajmëroi të shtunën se çdo plan për hakmarrje ndaj SHBA-së do të sillte reagim të ashpër, duke kërcënuar se do të “shkatërronte të gjitha zonat” e Iranit.

Megjithatë, në deklaratën e tij, Mojtaba Khamenei mbajti një qëndrim të prerë, duke thënë se Irani do të hakmerret për vrasjen e udhëheqësit të vrarë dhe të viktimave të dy luftërave.

“Ne zotohemi të marrim hak për gjakun e udhëheqësit martir dhe të gjithë martirëve të këtyre dy luftërave nga vrasësit kriminalë dhe të turpëruar”, citohet të ketë thënë ai.

Ai shtoi se çështja nuk varet nga ekzistenca e tij personale apo e zyrtarëve të tjerë, duke deklaruar se hakmarrja do të ndodhë pavarësisht nëse ata do të jenë apo jo në pushtet.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci