Të fundit

“Ministrja Rizvanolli dështoi në arsyetimin e kostos”

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka komentuar deklaratën e Artane Rizvanolli, ministres së Ekonomisë për projektin e gazjellësit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, Selimi ka shkruar se argumenti për refuzimin e gazit nuk ka sanës politik e as ekonomik, përcjell Paparaci.com

“Argumenti për refuzimin e gasit nuk ka sens pol. e as eko. Ministrja dështon edhe në arsyetimin e kostos. E llogaritë çmimin e lartë vetëm me Kosovën A & B. 40€/MË nuk është e saktë + harron benefitet gjeopolitike dhe ato të diversifikimit të energjisë”, ka shkruar Selimi.

Ministrja Rizvanolli ka dhënë sqarime para deputetëve për arsyet e ndërprerjes së këtij projekti.

“Së pari kosto totale prej 379 milionë dollarë e cila është paraparë nga investim i Kosovës, grant nga MCC-ja 100 milionë dollarë, ndërsa 279 milionë dollarë apo 75 për qind në pronësi të një investitori të huaj. Kjo kosto, kontigjencën e ka pasur 20 për qind që do të thotë ka mundur të shkojë deri në 455 milionë dollarë”, ka sqaruar Rizvanolli.

Rizvanolli ka bërë të ditur se edhe investitorët potencialë nuk kanë shprehur interesim për investim, derisa sipas saj , disa të tjerë kanë vënë kushte të pafavorshme për vendin. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci