Të fundit

Murali i Mlladiqit, spërkateni atë horr me m… dhe lëreni të thahet

Burri im i parë, njeriu që pa dëshirën e tij, i siguroi Thaçit kalimin në aeroplanin francez për në Rambuje, personi i parë që shkeli në Reçak pas masakrës, francezi që i pa me sytë e tij krimet në Kosovë dhe ende me bindje i donte serbët, ishte si kurrë më parë në jetën e tij i tmerruar nga takimi me Ratko Mlladiqin, të cilin pastaj me vite nuk mund ta harronte.

Dramaturgia serbe dhe ish-bashkëshortja e ish-ambasadorit francez në Beograd, ka publikuar në Facebook një opinion të saj në lidhje me pikturimin e muralit gjigantë në qendër të Beogradit të kriminelit të luftës, të dënuar për krime lufte dhe gjenocid, Ratko Mlladiq.

Burri im i parë është francez, një njeri me cilësi të patëmetë personale dhe profesionale, një person për të cilin vlerat etike kanë qenë gjithmonë imperative dhe edukimi, dija, inteligjenca dhe mençuria e të cilit më kanë magjepsur gjithmonë. Grindjet tona kanë qenë gjithmonë dhe vetëm për politikën serbe, sepse, pasi ka shërbyer një dekadë në rajon, ai ka qenë i njohur në detaje me të gjitha gabimet, tragjeditë dhe vuajtjet tona, por, megjithatë, ka qenë gjithmonë dhe pa rezerva në favor të “palës serbe”. Mua kjo aq shumë më trembi sa e quaja çetnik, nacionalist serb dhe armikun tim të madh politik.

Francezi ashtu si ishte, mik dhjetëvjeçar i Serbisë, gjithmonë në favor të “anës sonë”, që shkruan cirilik me më pak gabime se unë dhe flet serbisht më mirë jo vetëm se të gjithë Karagjorgjeviqët (që është e lehtë) por edhe më letrare se gjysma e figurave të shquara publike këtu, një herë me një rast, ai negocioi me Ratko Mlladiqin.

Kjo ka qenë puna e tij, nuk ka zgjedhur, ka negociuar me Thaçin, Haradinajn, Millosheviqin, madje edhe Koshtunicën. Dhe kurrë, por bukvalisht kurrë nuk ishte aq i befasuar, aq i shtangur dhe i tmerruar, sa pas takimit me Ratko Mlladiqin.

Diplomati i përmbajtur, siç ishte gjithmonë, më tregoi me fjalor të zgjedhur atë që kishte parë. Ai kurrë nuk arriti të fshehë tronditjen dhe neverinë e tij nga ai takim.

Ai më tregoi për strofullin në të cilën e takoi dhe nga i cili jepte urdhra Mlladiqi, foli për kundërmimin e duhanit dhe rakisë, për kundërmimin e të keqes dhe vdekjes, për llumin e dehur dhe të armatosur deri në dhëmbë që ruante Mlladiqin, për vetë Mlladiqin si një njeri pa skrupuj, pa moral elementar, më përshkroi me ankth një horr të çmendur dhe një gënjeshtar, të cilin nuk e kishte takuar kurrë as më herët e as më vonë.

Burri im i parë, njeriu që pa dëshirën e tij, i siguroi Thaçit kalimin në aeroplanin francez për në Rambuje, personi i parë që shkeli në Reçak pas masakrës, francezi që i pa me sytë e tij krimet në Kosovë dhe ende me bindje i donte serbët, ishte si kurrë më parë në jetën e tij i tmerruar nga takimi me Ratko Mlladiqin, të cilin pastaj me vite nuk mund ta harronte. Takimi me atë gënjeshtar imoral të korruptuar, të dehur, të palarë, të djersitur e të befasuar, personifikimi i çdo të keqeje në botën ballkanike që nuk ishte përrallë, i mbeti i papërshkrueshëm. Dhe gjithçka ishte para Srebrenicës. Para gjenocidit, të cilin ai e urdhëroi.

Si për një dëshmitar asnjanës i historisë, Mlladiqi iu shfaq si një fundërrinë njerëzore, si errësira më e zezë, si gënjeshtar, secesionist dhe mashtrues, si një person që nuk meriton të quhet njeri.

Vetëm një vit a dy më vonë, me krimet e tij në Potoçari, ai këto fjalë i konfirmoi përgjithmonë.

Sot, në shekullin e XXI-të, një njeri të tillë të shkarravitur në murin e shumëkatëshit, në qendër të qytetit, e ruan policia.

Një horr i tillë lavdërohet edhe sot nga masa.

Një e keqe e tillë, në formë mezi njerëzore, ende shkakton dhimbje dhe vuajtje edhe sot.

Një çnjerëzor i tillë, i mbrojtur, na qesh nga fasada në qendër të qytetit tonë.

Ratko Mlladiq erdhi në dënimin për krimet e tij i rruar dhe i pastër. Kjo ishte mbresëlënëse, sepse për vite me radhë ai vinte në gjykatë i palarë, i qelbur dhe i lënë pas dore. Pas vetëm 40 minutash nga leximi i aktgjykimit, ai kërkoi pushim për tualetin. “Gjeneralit” i pshurrej, ndoshta edhe i ka ardhur për të vjellë, duke dëgjuar numërimin e ftohtë të mizorive që ai kishte urdhëruar. Më pas, si një frikacak si ishte gjithmonë, ai kërkoi të ndiqte pjesën tjetër të vendimit në sallën e TV. Të mos kthehet në sallën e gjyqit, se i gjorë si është, iku nga përballja me të këqijat e tij. Dhe këtë ia lejuan, nuk e di pse, u pajtuan me frikacakllëkun e tij me pretekstin e fshikëzës së dobët.

Megjithatë, atë ditë ai u dënua për krimet më të mëdha. Dhe u përcoll që deri në vdekje, të pshurrë në qelinë e burgut, në një qeli diku, i poshtëruar dhe i përbuzur.

Murali me fytyrën e tij është turp në fytyrën e Serbisë. Çdo ditë e mbijetesës së asaj shkarravitjeje monstruoze, çdo ditë në të cilën ajo vragë në faqen e Serbisë shfaqet dhe qesh në fytyrë të viktimave, është një ditë që nuk duhej të gdhihej. Të fshihet një fanatik është më me rëndësi se çdo gjë tjetër. Spërkateni at horr me mut dhe lëreni të thahet, ky do të ishte i vetmi gjest i drejtë. Gjithçka tjetër është një turp i papranueshëm, i padurueshëm, me të cilin, nëse jemi dakord, kemi rënë dakord për gjithçka. Të mbulosh me ngjyrë fytyrën e së keqes është më e pakta që duhet të bëjmë, ta shkarravitësh atë fytyrë duke u përkulur para hijeve të viktimave të pafajshme të gjenocidit me të cilin Ratko Mlladiq na turpëroi përgjithmonë, shkruan Biljana Keller në profilin e saj në Facebook.

Biljana Keller është një prej dramaturgeve dhe skenaristeve më të njohura të Serbisë. Ajo në vitin 2008 ishte kandidate e Partisë Liberale Demokratike të Serbisë për kryetare të qytetit të Beogradit. Pas dështimit në zgjedhjet lokale të atij viti, ajo u tërhoq përgjithmonë nga politika.

Në vitin 2004 u martua me Gabriel Keller, ish-ambasadorin e Francës në Beograd, deri në vitin 2014 kur edhe u divorcuan./Paparaci

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci