Të fundit

Murati deklarohet për triumfin në Arbitrazh kundër Bedri Selmanit

Ministria e Financave ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e 500 mijë eurove për kontestet e shtetit në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit dhe vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Ministri Hekuran Murati ka përgëzuar Ministrinë e Drejtësisë për fitoren e kontestit në Arbitrazhit kundër ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, uzurpatorit të Hotelit “Viytory”, Bedri Selmani.

“Sa i përket propozim vendimit të parë, ka të bëjë me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë 500 mijë euro për përfaqësimin e Republikës së Kosovës në proceset e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit”, tha ministri Murati.

“E përgëzoj Avokaturën Shtetërore dhe MD-në për rastin e fundit të fituar në Arbitrazh kundër ish-deputetit të PDK (Bedri Selmani). Ai rast tash është fituar nga Republika e Kosovës dhe tani pala obligohet të paguajë edhe shpenzimet e shtetit”, tha Murati. “Prandaj, marrë parasysh këtë, ne e kemi aprovuar me kënaqësi këtë kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë”.

Të enjten, më 4 gusht, ka marrë epilog përfundimtar kontesti për pronat shoqërore të uzurpuara nga Bedri Selmani.

Tribunali i Arbitrazhit Ndërkombëtar ka vendosur në favor të Qeverisë së Kosovës dhe kundër padisë së ushtruar nga ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka mësuar ekskluzivisht Paparaci nga burime të afërta me qeverinë.

Shteti triumfon në Arbitrazh kundër uzurpatorit Bedri Selmani

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci