Futbollistët shqiptarë, ai i Kosovës, Donat Rrudhani dhe ai i Zvicrës, Kastriot Imeri, janë eliminuar me Young Boysin nga Liga e Konferencës.
Në ndeshjen kthyese ndaj Anderlechtit, Young Boysi i Zvicrës barazoi 1:1 në lojën e rregullt dhe në vazhdime, dhe ishin penalltitë ato që vendosën fituesin që tani do të marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Anderlechti i Belgjikës fitoi 3:1 në ekzekutimin e penalltive, ndërsa Rrudhani e Imeri humbën penalltinë e dytë, përkatësisht të tretin, transmeton kohanet.
Rrudhani u inkuadrua në lojë në minutën e tretë të kohës shtesë, ndërsa Imeri në vazhdime, në minutën e 113-të.
