Trajneri i Ferizajit, Arbnor Morina është suspenduar me dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Morina kishte ofenduar rëndë gjyqtarin në minutat e fundit të ndeshjes Ferizaji-Drita, meqë rast ishte ndëshkuar me karton të kuq.
Sipas propozicioneve të garave, Morina nuk ka të drejtë të ushtrojë detyrën e tij zyrtare për dy ndeshje.
“Kryetrajneri i KF ”Ferizaj” Arbnor Morina nr ID.001903M64. Në minutën 90 ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, me ç ‘rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.
Ndeshja mes Ferizajit e Dritës ishte mbyllur me barazim, teksa skuadra e Morinës kishte arritur ta mbyllte me barazim edhe ndeshjen kundër Prishtinës.
