Albumi i ri i Madonnës, “Confessions II”, është renditur në vendin e parë në listën Billboard 200. Ky është albumi i parë i këngëtares pas shtatë vjetësh, i cili ka regjistruar 134,000 njësi ekuivalente, duke lënë pas albumin e Olivia Rodrigos.
Sipas të dhënave të Billboard, ky debutim shënon javën më të mirë të transmetimeve (streaming) për Madonnën, me 19,000 njësi që përfaqësojnë 20.1 milionë transmetime. Shitjet fizike dhe digjitale arritën në 114,000 kopje, që përbën javën më të suksesshme të shitjeve për këngëtaren që nga viti 2012.
Në dhjetëshen e parë debutuan gjithashtu Ken Carson me albumin “Xperiment” në vendin e shtatë me 42,000 njësi, si dhe këngëtarja britanike Sienna Spiro me albumin “The Visitor” në vendin e nëntë me 39,000 njësi. Olivia Rodrigo mbeti në vendin e dytë me 103,000 njësi.
Ky është albumi i dhjetë i Madonnës që arrin vendin e parë në Billboard 200 dhe i 24-ti që hyn në dhjetëshen më të mirë. Ajo është artistja e parë që ka pasur albume në vendin e parë në vitet 2020, si dhe në dekadat e viteve 80, 2000 dhe 2010.
Shtëpia diskografike Warner njoftoi se Madonna është bërë një nga dy artistët e vetëm, së bashku me The Beatles, që kanë arritur 10 albume në vendin e parë si në tregun amerikan ashtu edhe në atë britanik. Pavarësisht se këngët e publikuara para albumit nuk patën sukses të lartë në Hot 100, albumi ka marrë vlerësime pozitive nga kritikët.
Burimi: variety.com
