Të fundit

Ekskluzive: Video nga grabitja e sotme e armatosur në rrugën Prishtinë-Gjilan

Paparaci ka siguar pamje nga momenti i grabitjes së armatosur, e cila ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Sipas Policisë persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për Paparacin, se policia po heton rastin.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informatë se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave. Policia e Kosovës njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, tha ai. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci