Kryeministri i Kosovës ka njoftuar sot në seancën e Kuvendit se dy persona janë arrestuar për grabitjen e armatosur në Prizren. Paparaci nga burimet ka mësuar se të arrestuarit janë Leotrim Latifi dhe Ibrahim Qadraku.
Dy persona, babë e bir, kanë mbetur të plagosur pasditen e së hënës në Prizren, si pasojë e të shtënave në argjendarinë e tyre, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të grabitur.
Të dyshuarit nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Kurse, pas njoftimit të Kurtit se janë arrestuar të dyshuarit, Prokuroria Themelore në Prizren ka thirrur konferencë për media për të njoftuar më shumë rreth këtij rasti./Paparaci.com
