Të fundit

Kush është Leutrim Latifi, një nga të arrestuarit për grabitjen në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar dy personat e dy shuar për grabitjen e armatosur në Prizren. Lajmin për arrestimin e tyre e ka dhënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të kuvendit.

Gazeta Online Paparaci nga burimet ka mësuar se dy të arrestuarit janë Leotrim Latifi dhe Ibrahim Qadraku.

Kush është Leutrim Latifi?

Leutrim Latifi është i njohur për Policinë e Kosovës, kjo sepse në grabitjet  e shumta që kishin ndodhur në fund të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, në markete e banka të ndryshme, policia kishte shpallur në kërkim Latifin dhe Kastriot Shalën, të cilët ishin të dyshuarit kryesor për këto grabitje.

Latifi konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë kjo sepse ai ishte arrestuar në Mal të Zi në vitin 2019 dhe ishte ekstraduar për në Kosovë ku dhe do të përballej me drejtësinë. Në atë kohë ai bashkë me disa persona të tjerë, dyshoheshin për një numër të grabitjeve në Kosovë.

Kurse, më 21 shtator Latifi dhe Shala ishin liruar me procedure të rregullt nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kurse më 24 shtator të njëjtit ishin arrestuar sërish nga Policia e Kosovës./Paparaci.com

https://paparaci.com/2021/11/18/keta-jane-dy-te-arrestuar-per-grabitjen-ne-prizreni/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci