Të fundit

Ekskluzive: 450 mijë euro dyshohet se u grabitën nga automjeti i bankës

450 mijë euro para të një banke komerciale dyshohet se u grabitën të enjten, në grabitjen e armatosur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ka mësuar Paparaci nga burime brenda organeve të drejtësisë.

Policia e Kosovës njoftoi se persona të panjohur shtinë me armë zjarri në drejtim të një automjeti, i cili qe duke transportuar para të bankave të premten pasdite.

Disa orë pas aktit, policia gjeti veturën me të cilën dyshohet se kishin vepruar të dyshuarit gjatë realizimit të grabitjes.

Vetura u gjet e djegur në fshatin Parallovë të Komunës së Artanës.

Paparaci publikoi dje pamje ekskluzive të sulmit të armatosur të të dyshuarve ndaj automjetit të bankës. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci