Të fundit

Neuropsikiatri Afrim Blyta nuk arrin t’i kuptojë liderët e Kosovës

Neuropsikiatri Afrim Blyta i ka kritikuar “liderët” e Kosovës për situatën e krijuar në vend.

Ai ka thënë se me përvojën e tij është mundur t’i kuptojë sjelljet e tyre, por sipas tij, nuk ka vend në të cilin ata mund të kategorizohen.

“Ndoshta po pyetni pse ‘lider’, sepse lider është, njëjtë si prindi, person i cili kujdeset dhe është në kontroll të personit tjetër, grupit, vendit ose situatës. Fatkeqësisht, për të gjithë ne, ju lider nuk jeni”.

“Ju jo vetëm që nuk kujdeseni, por edhe nuk jeni në kontroll të asgjë tjetër përveç interesave personale dhe grupeve të vogla rreth jush dhe në kontroll të shërbëtorëve të cilët nuk janë asgjë tjetër por makina votimi të kapura peng nga interesat vetjake”.

Blyta shton se liderët janë ata që me veprime të duhura, të drejta, të pakushtëzuara nga interesi personal ose i partisë i bëjnë qytetarët e papërgjegjshëm të përgjegjshëm.

“Liderët, janë ata që me veprime të duhura, të drejta, të pakushtëzuara nga interesi personal ose i partisë i bëjnë qytetarët e papërgjegjshëm të përgjegjshëm. Liderët, si edhe prindërit, pas lutjes së pasuksesshme të korrigjohet sjellja e papërgjegjshme, kanë jo vetëm obligim, por edhe detyrim të veprojnë dhe atë në interes të fëmijës dhe të qytetarit, jo të vetin, për këtë janë prindër ose lider”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e tij të plotë:

Jam dëshmitar, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe për fjalët dhe veprimet e “liderëve” të saj.

Dhe po provoj, si njeri, mjek, profesionist i shëndetit mendor, mësimdhënës, me afër katër decenie përvojë, të kuptoj sjelljet e juaja si “lider”. Nuk ka vend në të cilën mund të ju kategorizoj, kjo del jashtë kapaciteteve të mija intelektuale.

Ndoshta po pyetni pse “lider”, sepse lider është, njëjtë si prindi, person i cili kujdeset dhe është në kontroll të personit tjetër, grupit, vendit ose situatës. Fatkeqësisht, për të gjithë ne, ju lider nuk jeni.

Ju jo vetëm që nuk kujdeseni, por edhe nuk jeni në kontroll të asgjë tjetër përveç interesave personale dhe grupeve të vogla rreth jush dhe në kontroll të shërbëtorëve të cilët nuk janë asgjë tjetër por makina votimi të kapura peng nga interesat vetjake.

Nuk është përgjegjësi e qytetarëve të Kosovës situata në Kosovë. Qytetarët mund të jenë edhe të papërgjegjshëm, si mund edhe fëmija të jetë i papërgjegjshëm. Por përgjegjësia për situata jashtë kontrollit i bie prindërve dhe liderëve.

Liderët, janë ata që me veprime të duhura, të drejta, të pakushtëzuara nga interesi personal ose i partisë i bëjnë qytetarët e papërgjegjshëm të përgjegjshëm. Liderët, si edhe prindërit, pas lutjes së pasuksesshme të korrigjohet sjellja e papërgjegjshme, kanë jo vetëm obligim, por edhe detyrim të veprojnë dhe atë në interes të fëmijës dhe të qytetarit, jo të vetin, për këtë janë prindër ose lider.

A jeni në rregull? Çfarë halle keni? A jeni dehur nga pushteti dhe përfitimet materiale? A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi? A nuk mund të bashkë-përjetoni dhembjen, vuajtjen, humbjen e bashkëqytetarëve. A jeni të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm në çfarë situate gjendet vendi? A nuk mund të parashikoni çfarë mund të ndodhë? A ju kanë lënë sytë dhe veshët, apo si duket ju ka lënë edhe mendja? Apo ju pengon trungu para hundës që mos ta shihni bjeshkën?

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci