Forcat e Armatosura Gjermane do të vazhdojnë të marrin pjesë në dy misione ndërkombëtare në Ballkan për një vit tjetër, pas një vendimi të parlamentit gjerman të enjten në mbrëmje.
Bundestagu ra dakord të zgjasë mandatet për misionin e NATO-s, KFOR-in në Kosovë dhe misionin e BE-së EUFOR Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë, raportojnë mediat gjermane.
Tani në vitin e tij të 27-të, misioni në Kosovë është vendosja më e gjatë jashtë shtetit e Bundesëehr-it. Kufiri i personelit mbetet i pandryshuar në 400 ushtarë gjermanë.
