Të fundit

“Luli i Dardanëve” i quan tradhtarë Pajazitin e Berishën pasi zgjodhën Shqipërinë

Futbollistët kosovarë, Adrion Pajaziti dhe Medon Berisha kanë zgjedhur ta përfaqësojnë Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa me vendimin e tyre nuk është pajtuar kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha i ka quajtur tradhtarë dyshen kosovare, pasi ata u larguan nga Kombëtarja e Kosovës për të vazhduar te ajo e Shqipërisë, raporton Paparaci.

“Adrion Pajaziti i Fulham U-21 dhe Medon Berisha i Lecce, tradhtuan Kosovën. Tradhtuan shtetin e prindërve dhe paraardhësve të tyre. Ata kanë qenë pjesë e projektit të Kosovës U-21, por tani i kuptojmë disi, sepse tradhtari lind, mashtron dhe asgjë nuk zgjedh për t’i shty përpara interesat e ngushta”.

“Tradhtarët si këta shesin dhe shkelin në gjithçka. Prenë në besë. Tradhtojnë në fjalë. Janë njerëz të ligë. Nëpërkëmbin nder dhe besë. Këta janë të pabesë. Kosova nuk ua harron këto shfrytëzime të ulëta”, shkruan “Luli” në postimin e tij.

Pajaziti dhe Berisha ishin më herët pjesë e Përfaqësues së Kosovës për grupmoshat U-21, ndërsa disa ditë pasi njoftuan largimin nga “Dardanët” ata u bashkuan me trajnerin Alban Bushi te kombëtarja kuq e zi. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci