Sulmuesi norvegjez, Eling Haaland ka gjetur golin e 14-të me fanellën e skuadrës së Manchester City.
Haaland shënoi sot kundër Wolves, duke shënuar golin e dytë për skuadrën e udhëhequr nga trajneri Pep Guardiola.
City është duke udhëhequr me rezultat 2:0 ndaj Wolverhapmtonit falë golit të Grealish dhe Haaland.
Ky është goli i 11-të në Premier Ligë për sulmuesin norvegjez, ndërsa në të gjitha garat ka gjithsej 14-të gola të shënuar.
22-vjeçari është vetëm edhe një gol larg për të thyer rekordin për më së shumti gola të shënuar në dhjetë ndeshjet e para në elitën e futbollit anglez.
