Të fundit

Sipas metodës së lashtë japoneze çdo problem në trup zgjidhet me një masazh dore

Arti i lashtë japonez i Jin Shin Jyutsu beson se çdo fillim problemi në trupin e njeriut i ka rrënjët tek tensioni. Dhe sipas kësaj teorie, mënyra më e mirë për të ekuilibruar tensionin është duke çliruar energjinë e bllokuar përmes një masazhi në dorë. Ata besonin se çdo gisht është i lidhur me një organ dhe emocion të caktuar, prandaj gjithçka duhet të bëjmë është të masazhojmë lehtësisht gishtat për t’u çliruar nga një dhimbje apo problem i caktuar.

1. Çfarë nënkuptojnë 5 gishtat?

I madhi: Thuhet se është i lidhur me stomakun dhe mund të ndihmojë me sistemin tretës dhe dhimbjet e kokës.

Treguesi: Sipas metodës japonenze, përfaqëson veshkat. Masazhimi i tij ndihmon me dhimbjen e shpinësm por gjithashtu me atë të dhëmballëve, frikërat, apo pjesën e shpatullave lart.

Gishti i mesit: Lidhet me mëlçinë dhe na ndihmon me lodhjen, kollën e thatë dhe problemet me sytë. Gjithashtu mund të ndikojë në stabilizimin e inatit tonë, apo problemeve me paqëndrueshmërinë.

Gishti i unazës: Eshtë i lidhur me mëlçinë dhe zorrën e trashë. Na ndihmon me frymëmarrjet e thella, mërzitjen dhe energjinë negative.

Gishti i vogël: Lidhet me zemrën dhe masazhimi i tij mund t’ju qetësojë nervat në momente stresi. Gjithashtu ju ndihmon me pasiguri dhe konfuzion.

2. Majat e çdo gishti

Duke ushtruar presion të lehtë mbi ta, mund të minimizoni simptomat e gripit të zakonshëm, si temperatura apo dhimbja e fytit. Maja e gishtit të madh lidhet me diafragmën, gishti tregues dhe ai i mesit me kokën, gishti i unazës me dorën dhe gishti i vogël me solar plexus, nervat që luajnë rol të rëndësishëm në stomak, veshka dhe mëlçi. Çfarë mund të bëni është të pickoni majën e çdo gishti për 20 sekonda.

3. Lidhjet mes 4 gishtave

Këto pjesë të gishtave që shihni në foto janë të lidhura me sytë dhe veshët tanë. Sytë e lodhur, apo dhimbja e veshëve mund të çlirohet nëse masazhoni këtë zonë gishtash.

4. “Meridiani” i mushkërive

Kjo zonë përfshin gjithë hapësirën që nga maja e gishtit tregues e deri tek kyçi. Duke i ushtruar presion të lehtë, mund të trajtoni të ftohtin, dhimbjen e fytit, teshtimat dhe ethet.

5. Pika që lidhet me zemrën

Ky damari që shihni këtu është perfekt për t’ju çliruar nga ankthi. Madje, një studim i kryer në 2017-ën e ka konfirmuar çfarë thotë metoda japoneze. Sipas tyre, para se të futeshin në operacionin e zemrës, mjekët i masazhonin në këtë pikë dhe ata ndiheshin më pak në ankth. Nëse e masazhoni për 1 minutë tek të dyja duart, do ta ndjeni çlirimin.

6. Pikat në mesin e kyçit

Për ta gjetur fiks këtë pikë, duhet të tendosni 3 gishtat në mes dhe të shihni zonën që krijohet në mesin e kyçit tuaj, si nga ana e jashtme ashtu dhe ajo e brendshme. Mund ta masazhoni nëse doni të qetësoheni nga dhimbja e stomakut, apo të përzierat.

7. Baza e gishtit tregues

Kjo pikë ndodhet aty ku gishti juaj tregues lidhet me damarin që krijohet tek kyçi. Duke i ushtruar pak forcë kësaj zone, do të ndihmoni veten me problemet e frymëmarrjes. Besohet gjithashtu se kjo zonë ju ndihmon të jeni më në humor dhe të rregulloni emocionet.

 

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci