Të fundit

“Një 850-vjeçar ka votuar në zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA”

Kryeshefi ekzekutiv (CEO) i “MyPillow” dhe teoricieni i komploteve, Mike Lindell, ka pohuar se një 850-vjeçar ka votuar në zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA, si dhe më shumë se 2.000 tjerë të moshës mbi 200 vjeç.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lindell, prej muajsh ka pohuar se ka prova se rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 janë hakuar, pavarësisht se kurrë nuk siguroi provë thelbësore duke mos dhënë detaje tjera të tilla, si emri i 850-vjeçarit, apo se ku ata votuan.

“Këto janë fakte. Këto gjëra mund t’i gjeni në shtetet tuaja”, ka shtuar Lindell, por pa sqaruar se në çfarë gjendje dhe çfarë gjëra njerëzit mund të përdorin prova që të dëshmojnë për këta votues të moshës 200-850 vjeçare.

Lindell është njëri nga shtytësit kryesor të ashtuquajturës “Gënjeshtra e madhe” që pretendon se Donald Trump fitoi zgjedhjet e fundit.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci