Të fundit

“Tigri” lajmërohet nga Brukseli, ka një ‘lajm’ për liberalizimin e vizave

Aktori i njohur, Kreshnik Ibrahimi ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook nga Brukseli.

Në këtë video ai ka ironizuar me vonesat për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Përshendetje për krejt në Kosovë nga Komisioni Europian ku diskutuam për liberalizimin e vizave”, ka thënë ‘Tigri’ siç njihet me emrin e tij skenik.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në, ani pse i ka plotësuar të gjitha kushtet.

Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci