Të fundit

Ish-sekretari i FFK-së: Mbi 300 mijë euro janë humbur nga vendimi i Ademit

Ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka thënë se kryetari aktual i këtij institucioni, Agim Ademi, nuk e njeh futbollin.

Ai të dielën në emisionin “Sporti total” në KTV, tha se Ademi ka gabuar në shumëçka, përfshirë edhe me shkarkimin e seleksionuesit Bernard Challandes.

Ai tha se Federata humbi 300 mijë euro nga ky shkarkim.

“Unë kam qenë kundër sepse mbi 300 mijë euro i ka humbur Federata vetëm pse ia ka ndërprerë kontratën Bernard Challandesit. Jemi ngutur për gjashtë muaj, por kur dëshiron të shitësh mend e nuk e njeh futbollin, ndodhë kjo”, ka thënë ai.

Salihu për shumë vite ishte pjesë e FFK-së dhe kontribuoi në ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci