Të fundit

Edhe një margaritar i Sellakoviqit: “Kroacia të tërheqë njohjen e Kosovës!”

Ministri i jashtëm i Serbisë, Nikolla Sellakoviq ka deklaruar se “pret” që Kroacia ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Jo vetëm për shkak të përkushtimit ndaj ligjit ndërkombëtar, por edhe sepse, ne shpresojmë që Kroacia e sheh rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme të fqinjësisë së mirë me Republikën e Serbisë”, ka pretenduar Sellakoviq në një kumtesë, transmeton Paparaci.

Ai kështu i është përgjigjur deklaratës së shefit të diplomacisë kroate, Gordan Gërliq Radman, se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është e pashmangshme, thuhet në njoftim.

Selakoviq ka vlerësuar se me këtë deklaratë Gërliq Radman “ka dalë nga korniza e politikës zyrtare të BE-së”, e cila është në pozicion “neutral ndaj statusit në këtë çështje”.

“Serbia, natyrisht, përkundër dëshirës së ministrit Gërliq Radman, nuk do ta njohë pavarësinë “e shpallur në mënyrë të njëanshme” të “krahinës së saj jugore” dhe ka një sërë arsyesh të vlefshme për këtë, dhe argumentet e saj “bazohen fuqishëm në të drejtën ndërkombëtare”, mbi Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pra mbi “parimet themelore mbi të cilat mbështeten marrëdhëniet moderne ndërkombëtare”, ka pretenduar Selakoviq.

Ministri serb ka vlerësuar se qëndrimi i diplomacisë kroate “është kontradiktor”, sepse Kroacia mbron integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës duke iu referuar parimit të sovranitetit dhe pacenueshmërisë së integritetit territorial të shteteve, dhe në të njëjtën kohë i mohon Serbisë “të njëjtat të drejta” që “nuk është as parimore dhe as fqinjësore”, i përsërit Sellakoviq në stilin e papagallit fjalët e shefit të tij Vuçiq./Paparaci

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci