Të fundit

Gjermania: Ndërprerja e gazit nga Nord Stream 1 dhe 2 nuk është rastësi

Në tubacionin e gazsjellësit nënujor “Nord Stream 1″ në Gjermani është zbuluar një rënie e presionit, njoftoi dje në mbrëmje operatori.

Ndërkohë, qeveria federale gjermane beson se është e mundur që tubacionet e gazit ”Nord Stream 1” dhe 2 të jenë dëmtuar nga sulmet.

Gazeta gjermane ”Tagesspiegel” shkruan se ”ka pasur një rënie të presionit në dy gazsjellësit në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri”.

Sipas saj, Berlini nuk e konsideron rastësi ndërprerjen e njëkohshme të tubacioneve të gazit.

“Në të dyja linjat e “Nord Stream 1″ janë ndërprerë furnizimet”, tha një zëdhënës i operatorit “Nord Stream AG”.

Kapaciteti i gazsjellesit ra në zero ndërkohë që po hetohet shkaku.

Ministria Federale për Çështjet Ekonomike dhe Veprimin Klimatik (BMWK) dhe monitoruesi i saj i energjisë, Agjencia Federale e Rrjetit njoftuan se ishin në kontakt me njëri-tjetrin dhe me autoritetet e tjera përkatëse për të sqaruar situatën.

“Për momentin nuk e dimë se çfarë e ka shkaktuar rënien e presionit”, thanë ata.

Një rënie të ngjashme u zbulua të dielën në mbrëmje në gazsjellësin simotër “Nord Stream 2”.

Autoritetet detare identifikuan rrjedhje të gazit në jug-lindje të ishullit danez të Bornholm si shkakun e mundshëm. Autoriteti Danez i Energjisë raportoi se gazi natyror po rridhte nga njëra prej dy linjave “Nord Stream 2”.

“Falë bashkëpunimit me autoritetet detare, vendndodhja e incidentit u identifikua në ZEE- në jug-lindje të Bornholm”, tha zëdhënësi i “Nord Stream AG”, Ulrich Lissek.

Lissek tha se autoritetet detare kishin krijuar një zonë sigurie si masë paraprake. Hetimi ishte në vazhdim.

Grupi gjerman i Veprimit Mjedisor (DUH) tha se nuk parashikonte rrezik të madh për mjedisin, të paktën në afat të shkurtër.

Pavarësisht incidentit të dytë në gazsjellësin nënujor “Nord Stream 1”, BMWK e Gjermanisë dhe Agjencia Federale e Rrjetit thanë se kjo nuk do të ndikonte në furnizimet me energji në Gjermani, duke theksuar se nuk ka patur dërgesa të gazit përmes “Nord Stream 1” që kur Rusia ndaloi furnizimet në fillim të shtatorit.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci