Të fundit

Drejtori i VV-së “gozhdon” Baljen pas takimit me Abdixhikun, përmend sabotazhin

Drejtori i Kulturës nga radhët e LVV-së në Komunën e Podujevës, Pajtim Balaj, ka komentuar vizitën e papritur të deputetes Duda Balje, në selinë e LDK-së.

Balje, e cila u takua me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u pa si sabotazh nga Balaj.

Kështu u shpreh ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Kur shtetin e saboton mësimdhanësi dhe e lë nxënësin një muaj pa mësim, normal që radha për sabotazh i vjen edhe Dudie Baljajt”, shkroi ai.

Pavarësisht takimit të Baljes me Abdixhikun, ajo mohoi se do të largohet nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ju e dini pakënaqësitë e mia që i kam shprehur vazhdimisht. Trusti, projekt-kodi civil e çështja e bartjes së shamisë janë disa prej gjërave që s’jemi pajtuar. Por, unë nuk po shkoj as në LDK as kurrkund. S’do të dal nga koalicioni me LVV-në”, tha ajo për Paparacin, të martën.

Deputetja Balje shuan zërat: Nuk do largohem nga LVV-ja

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci