Të fundit

Si t’ia dalësh me prindërit toksikë kur jeton me ta?

Kur jeni duke kaluar një ditë të keqe, gjithçka që dëshironi të bëni është të shkoni në shtëpi te prindërit tuaj. Ata janë ngushëllues dhe ju ndiheni të qetë kur jeni në shtëpi.

Por, nuk është e njëjta situatë për çdo person. Është për të ardhur keq se si disa prej nesh kanë prindër toksikë dhe stresues. Është pak më e lehtë të përballesh me prindërit toksikë kur jetoni larg tyre. Dhe bëhet pak më e vështirë kur jeton në një shtëpi me ta.

Prindërit toksikë mund të jenë jashtëzakonisht manipulues, kritikues dhe kontrollues. Ata mund t’ju mashtrojnë emocionalisht për të qëndruar me ta, ndërsa ata marrin të gjitha vendimet për jetën tuaj. Në fakt, ata madje mund t’ju bëjnë të rimendoni vendimet dhe zgjedhjet që keni bërë.

Për ta lehtësuar situatën tuaj, në këtë material do të gjeninjë listë me gjërat që mund të bëni për t’u përballur me prindërit toksikë kur jetoni me ta!

10 mënyra se si mund të merreni me prindërit toksikë kur jetoni me ta

1. Mos i kënaqni shumë prindërit.

Kur jemi të vegjël, ne jemi të kushtëzuar të dëgjojmë prindërit tanë dhe të bëjmë siç thonë ata. Në këmbim, ne shpërblehemi me miratimin e tyre. Ai kushtëzimi na mbetet edhe kur jemi më të rritur. Është e pamundur të bësh të lumtur një prind toksik. Ata gjithmonë duan më shumë nga ju, prandaj nuk do të jenë kurrë të kënaqur me ju. Do të ndiheni të mbërthyer me një lak dhe është koha që të çliroheni. Ndaloni nga përpjekjet për të kënaqur prindërit tuaj me zgjedhjet që bëni.

2. Shmangni argumentat.

Prindërit toksikë nuk do të pajtohen kurrë me zgjedhjet tuaja, dhe as nuk do të përpiqen të kuptojnë se cili është këndvështrimi juaj. Pse të investoni kohën dhe energjinë tuaj në diçka që nuk do t’ju sjellë ndonjë të mirë? Mendoni pak, a dëshironi vërtet të shpenzosh orë të tëra duke u përpjekur t’i shpjegonimamasë/babait tuaj gjëra të thjeshtam duke e ditur se biseda nuk do të përfundojë mirë? Merre parasysh fjalën time, mos u përpiq të arsyetosh me ta, sepse kurrë nuk do të pajtohen me ty.

3. Bëni pushime pa ata.

Ju duhet një pushim! Të gjithë meritojnë të shkojnë në një festë pa strese, përgjegjësi dhe gjykime. Keni nevojë për një pushim nga prindërit tuaj toksikë. Prandaj, përpiquni të largoheni prej tyre gjatëpushimeve. E di që keni disa tradita familjare që duhet t’i ndiqni, por ju mund të ndiqni tradita të reja, ta kaloni festën ashtu siç dëshironi dhe jo ashtu siç duhet sipas traditave të së shkuarës.

4. Vendosni disa kufij.

Një mënyrë tjetër për t’u marrë vesh me prindërit toksikë është vendosja e kufijve. Duhet të kuptoni se vendosja e kufijve është shumë e rëndësishme për ju gjatë moshës madhore. Ju keni një jetë për të jetuar, nuk mund të jetoni gjithmonë sipas ideve të prindërve tuaj. Mbani në mend një gjë, jini gjithmonë të qëndrueshëm. Është shumë e vështirë që një person toksik të pajtohet me rregullat tuaja. Është e mundur që ata të mos i përmbahen kufijve që ju do të vendosni. Pra, jini të vendosur në atë që dëshironi. Do t’uduhet kohë, por gradualisht ata do të fillojnë të respektojnë kufijtë tuaj.

5. Mos prisni që ata të ndryshojnë.

Ata janë sjellë në një mënyrë të caktuar për një kohë të gjatë tashmë. Mundohuni t’i pranoni ashtu siç janë sepse do ta keni të pamundur t’i ndryshoni. Nuk është as përgjegjësia juaj ta bëni këtë gjë. Do tëpërfundoni duke kontrolluar diçka që nuk është në dorën tuaj. Përpjekja për të ndryshuar sjelljen dhe qëndrimin e dikujt nuk është gjithmonë e lehtë.

6. Mos u hapni shumë me ta.

Prindërit toksikë mund të keqpërdorin informacionin që ju u jepni. Fatkeqësisht, ata nuk e kanë në mendje interesin tuaj më të mirë. Prandaj, përpiquni të shkëputeni emocionalisht prej tyre. Mos i lini t’i kuptojnë dobësitë dhe mangësitë tuaja, sepse ka shumë mundësi që t’i përdorin ato për t’ju manipuluar.

7. Planifikojeni ditën tuaj duke mbajtur parasysh sjelljet e tyre.

Sjellja e prindërve toksikë mbetet toksike. Nëse dëshironi, mund ta planifikoni ditën tuaj sipas asaj qëkeni vënë re më tepër tek taPër shembull: Nëse toksiciteti i tyre nuk është shumë i fortë në mëngjes, atëherë caktoni atë orë të ditës për ta kaluar me ta. Nëse e dini se ata janë më të mundimshëm kryesisht gjatë natës, atëherë vendosni një orar të hershëm për të fjetur ose përpiquni të mos organizoni ndonjë gjëtë veçantë në darkë. Jini në praninë e tyre kur ata kanë më pak gjasa t’ju shqetësojnë.

8. Krijoni një strategji daljeje.

Ju duhet të keni gjithmonë një plan rezervë. Nëse gjërat nuk janë më nën kontroll ose fillojnë të intensifikohen, duhet të largoheni prej tyre dhe të shihni jetën tuaj. Ju duhet të çliroheni nga prindërit dhe kjo është një e drejtë juaja. Nuk është detyra juaj të jeni me ta në çdo kohë. Planifikoni një strategji dhe largohuni sapo të gjeni mundësinë më të mirë.

9. Mos u bëni robot për prindërit tuaj.

Ata kanë zgjedhur t’ju trajtojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo gjë nuk është faji juaj. Jo gjithmonë duhet të bëni pikërisht atë që thonë ata. Ju nuk duhet të jeni gjithmonë pranë tyre. Ju nuk jeni dhe nuk duhet të ndiheni përgjegjës për veprimet e tyre. Duhet t’u bëni të ditur se nuk ekzistoni vetëm për t’ushërbyer. Ju keni edhe jetën tuaj për të jetuar.

10. Jepini përparësi kujdesit për veten.

Të jetosh me prindër toksikë mund të jetë sfilitëse emocionalisht dhe mendorërishtSiguroni pak kohë për veten tuaj. Tregoni pak dashuri për veten. Ju jetoni vetëm një herë dhe nuk duhet ta lini pas dore veten tuaj. Kujdesuni, flini dhe hani siç duhet, mos i fshihni ndjenjat dhe emocionet tuaja. Kaloni kohë me miqtë tuaj, jini pozitivë në mënyrë që të tërheqni pozitivitet.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci