Të fundit

Kosova me çmimin më të ulët të energjisë elektrike në Ballkan

Kosova, Shqipëria dhe Serbia janë tri vendet me çmimin më të ulët të energjisë elektrike për amvisëritë, thuhet në të dhënat e Zyrës Evropiane të Statistikave.

Sipas Eurostat, çmimi mesatar i një kilovati për orë (kWh) në vendet e Ballkanit Perëndimor është 0.0954 euro.

Në Kosovë, një kilovat kushton 0.0608 euro, ndjekur nga Serbia me 0.0737 euro dhe Shqipëria me 0.0778 euro, shkruan Telegrafi.

Qytetarët e Malit të Zi një kilovat e paguajnë me 0.0807 euro, ndërsa në Maqedoni të Veriut paguhet me 0.0833 euro. Boshnjakët e bullgarët janë ata që paguajnë më pak se 10 cent për kilovat, pra 0.0901 euro përkatësisht 0.0982 euro.

Për sa i përket vendeve të rajonit, Kroacia dhe Greqia janë vendet që paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë. Kroatët një kilovat e paguajnë me 0.1.307 euro, kurse grekët me 0.0641 euro.

Në Bashkimin Evropian, Gjermania është vendi që ka çmimin më të lartë të lartë me 0.3006 euro për kilovat, pasuar nga Danimarka me 0.2819 euro dhe Belgjika me 0.2702 euro.

Mesatarja e çmimit për një kilovat në vendet e BE-së është 0.2134 euro, kurse në vendet e Eurozonës është 0.2272 euro.

Komisioni Evropian po shqyrton ankesat e disa vendeve të Bashkimit Evropian se Rusia po përdor pozicionin në treg për të nxitur rritjen e çmimeve të gazit në rajon.

Spanja, Franca dhe Greqia i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ketë një përgjigje të përbashkët në lidhje me rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë. Konsumatorët janë duke i ndjerë efektet në shumë vende evropiane nga ngritja e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci