Të fundit

Ndalet Brazili

Brazili prish serinë perfekte të fitoreve në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. ‘Seleçao”, në raundin e 11-të ndeshjeve barazoi 0-0 me Kolumbinë në stadiumin e Barranquillas, ku të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të kujdesshme, me qëllim kryesor për të mos humbur.

As prania e Neymar Juniorit në fushë nuk i prishi ekuilibrat në rezultat, megjithatë duhet pranuar se skuadra e Tite ishte më pranë fitores, por Paqueta e Fred në pjesën e parë (15’ dhe 33’) dhe Raphina e Antony në fraksionin e dytë nuk ia dolën të mposhtnin portierin Ospina.

Venezuela e vendin të fundit arrin  të marrë fitoren e dytë në këto eliminatore, duke mposhtur 2-1 me gola të Machis dhe Bello, që përmbysën finalizimin e Valencias në fillim të përballjes.

Sfia e lartësisë 3640 metra mbi niveil e detit mes Perusë dhe Bolivisë u mbyll me fitoren minimale të vendëse falë golit të shënuar nga Ramiro Vaca pak para se të mbyllej koha e rregullt. Peruja luajti nga minuta e 76-të me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Henry Vacas me karton të kuq.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci