Të fundit

Ekzekutohen pagat e arsimtarëve

Qeveria e Kosovës sapo ka ekzekutuar pagat e arsimtarëve, ka mësuar Paparaci nga burimet.

Mësimdhënësit grevistë kanë marrë sot pagat e tyre shtatë ditë me vonesë, pasi qeveria refuzonte t’i paguante ata me arsyetimin se nuk ka pagë për ata që s’punojnë.

Të premten, Ministria e Financave njoftoi se ka kërkuar nga komunat që t’i rikonfirmojnë listat e pagave, për të ekzekutuar avancën si pagesë për zëvendësim të orëve të humbura në shtator.

Ndërkohë, që Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, ditë më parë mori vendim për t’i zëvendësuar orët e humbura të mësimit në muajin shtator, si pasojë e grevës në arsim.

Nga 25 gushti deri më 1 tetor sektorë të ndryshëm publikë ishin në grevë në kërkim të 100 eurove shtesë në muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. Kurse, më 1 tetor SBASHK-u ka pezulluar grevën deri në janar të 2023-ës.

Kurse, Qeveria e Kosovës si arsyetim për mospagesë deri më tani e ka përdorur nenin 18 të Ligjit për greva.

Javën e shkuar, MASHTI propozoi që në tetor të bëhet pagesë avancë si formë për zëvendësim të orëve të humbura të shtatorit.

Kjo ministri vendosi për ndryshim të kalendarit shkollor dhe që orët e humbura të zëvendësohen të shtunave e në forma të tjera.

Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati për mosekzekutim të pagave.

Kuvendi të premten diskutoi për këtë çështje, por në mungesë kuorumi nuk doli në votim një rezolutë e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci