Të fundit

Inflacioni i lartë, Statovci: U miratua projektligji që zhbllokon qindra projekte

Deputetja e LVV-së, Jeta Statovci njoftoi se sot kanë miratuar në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Projektligjin për Mbështetjen e Punëve Publike, i cili do të mundësojë zhbllokimin e qindra projekteve kapitale të organizatave buxhetore në nivel qendror dhe atë lokal e të cilat projekte, që u ndikuan nga rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore.

Ligjvënësja e pushtetit rrjedhimisht tha se do të ketë kompensim shtesë për inflacionin – deri në 20% – për kontratat e firmosura para datës 1 prill.

Sipas saj, ky projektligj ka për qëllim të krijojë një mekanizëm për kompensimin deri në një masë të caktuar të rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore dhe punëve përcjellëse.

“Zhbllokimi i këtyre projekteve do të ketë impakt ekonomik dhe me kujdesin e treguar për operatorët dhe në tërësi për projektet, është e sigurtë se javëve në vijim kantieret e punës nëpër punishtet respektive do të jenë aktive me kapacitet të plotë”, shkroi ajo në Facebook.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci