Të fundit

Dialogu Kosovë-Serbi, Gorani thotë se këto drafte janë pranuar nga Qeveria Kurti

Analisti dhe ish-deputeti i LVV-së, Dukagjin Gorani ka thënë se draftet që po qarkullojnë në media janë pranuar nga Qeveria Kurti, raporton Paparaci.

Mbrapa dyerve të mbyllura sipas burimeve të tij, kanë marrë ‘po’ e pushtetit.

Ai shtoi se gjatë mbledhjeve, qofshin në Washington apo në Prishtinë në mes qeveritarëve dhe zyrtarëve të huaj lidhur me dialogun, nuk iu thuhet asgjë jo.

Gorani u shpreh se jo nuk po i thotë as Qeveria Kurti, njësoj si paraardhësit e saj.

“Edhe kjo qeveri për shkak të papërvojës së vet e konsideron veten jashtëzakonisht kreative dhe konstruktive në fakt një germë në letër se ka qitë. Edhe në fund, krejt çka kanë me thonë është kjo, para opinionit publik dalin dhe e mohojnë ekzistencën e drafteve, ndërkohë burimet tona e dinë se mbrapa dyerve të mbyllura këto drafte janë pranuar”, tha ai në T7.

“Meqenëse zakonisht këshilltarëve të huaj, sidomos këshilltareve të qeverive kaq të rëndësishme nëpër mbledhje nuk iu thuhet jo. Jo s’i kanë thonë as ata mbrapa, e përvoja më tregon se nuk janë duke i thënë jo as tash. Këta po i thonë jo opinionit të vetë të ngratë, e neve na shesin trimëri se na s’pranojmë kurrgjë, kurse mbrapa dyerve të mbyllura, duke ia nisur në Washington e këto që mbahen në Prishtinë gjithmonë thonë ‘po, po, po'”, theksoi Gorani.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci