Të fundit

Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi

Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2021 iu dha të Hënën tre ekonomistëve David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens.

Card u njoh për kontributet e tij në ekonominë e punës ndërsa Angrist dhe Imbens fituan çmimin për kontributin në analizën e marrëdhënieve kauzale.

Komiteti Nobel tha në një deklaratë se tre laureatët “dhanë njohuri të reja rreth tregut të punës dhe se çfarë përfundimesh për shkakun dhe efektin mund të nxirren nga eksperimentet natyrore”.

Qasja e tyre ishte përdorur në fusha të tjera dhe kishte “revolucionarizuar kërkimin empirik”, shtoi komiteti.

“Studimet e Card mbi pyetjet kryesore për shoqërinë dhe kontributet metodologjike të Angrist dhe Imbens kanë treguar se eksperimentet natyrore janë një burim i pasur i njohurive. Hulumtimi i tyre ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë tonë për t’iu përgjigjur pyetjeve kryesore kauzale, të cilat kanë qenë me përfitim të madh për shoqërinë, ” tha Peter Fredriksson, kryetar i Komitetit të Çmimeve të Shkencave Ekonomike.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci