Nënkryetari i Listës Serbe, dhe kandidati për kryetar të komunës së Shtërpces, Dalibor Jevtiq ka deklaruar sot se qëllimi shqiptarëve është që serbët të mos kenë nëpër kuvende komunale shumicën e dy të tretave e cila është vendimtare për hyrje në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Qëllimi i shqiptarëve është që të mos kemi shumicën e dy të tretave nëpër kuvende komunale dhe në këtë mënyrë të zvogëlohet numri i komunave të cilat do të jenë pjesë e Asociacionit. Ky ishte qëllimi edhe kur janë formuar opsionet politike me emra dhe mbiemra të serbëve të cilët në të vërtetë kanë punuar për interesat e tyre”, ka pretenduar Jevtiq.
Ai gjithashtu ka thënë se bashkimi i cili është vendosur duke falënderuar Vuçiqit dhe Gjuriqit tani pengon, si dhe është për të ardhur keq se tani ka në mes të “serbëve të Kurtit” disa të rinj të cilët nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun.
“Kemi informata se disa prej tyre punojnë për Shërbimin Informativ të Kosovës. Gjithë kjo çfarë po ndodh është alarmante dhe shqetësuese”, ka pretenduar Jevtiq./Paparaci.com.